×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bangladeshi lëshon një urdhërarresti për deputeten britanike Tulip Siddiq

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër arresti për deputeten britanike dhe ish-ministren e Punës, Tulip Siddiq.

    Komisioni Kundër Korrupsionit (ACC) i vendit akuzon Siddiq se ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme, si pjesë e hetimit ndaj regjimit të tezes së saj, Sheikh Hasina, e cila u rrëzua nga posti i kryeministres në gusht.

    Deputetja e Hampstead dhe Highgate, dha dorëheqje nga posti i sekretares ekonomike të Thesarit në janar.

    Avokatët që vepronin për Siddiq mohuan akuzat, të cilat ata thanë se ishin “të motivuara politikisht”.

    ACC nuk kishte paraqitur asnjë provë ose nuk kishte informuar Siddiq për një urdhërarresti, shtuan avokatët.

    Mbretëria e Bashkuar e liston Bangladeshin si një vend ekstradimi 2B – që do të thotë se duhet të paraqiten prova të qarta përpara se ministrat dhe gjyqtarët të marrin një vendim.

    ACC po shqyrton pretendimet që Sheikh Hasina dhe familja e saj përvetësuan deri në 3.9 miliardë paund nga shpenzimet e infrastrukturës në Bangladesh.

    Hetimi bazohet në një sërë akuzash të ngritura nga Bobby Hajjaj, kundërshtar politik i Hasinës.

    Dokumentet e gjykatës të para nga BBC-ja tregojnë se Hajjaj e ka akuzuar Siddiqin se ka ndihmuar në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Rusinë në vitin 2013, e cila e ka rritur çmimin e një termocentrali të ri bërthamor në Bangladesh, shkruan BBC

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se ka ardhur momenti që Rusia dhe Ukraina të paraqesin propozime konkrete për...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-deputeti Gani Geci ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar një ditë para seancës...
    Lajme29 Prill 2025
    Opinonsitja Aida Dërguti në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se i duket e pakuptimtë insistimi nga ana e VV në Albulena Haxhiun....
    Lajme29 Prill 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga...
    Lajme29 Prill 2025
    Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike KRM “Pastrimi”. ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj veprimeve të Komunës së Prishtinës, të cilat,...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja...
    Vip29 Prill 2025
    Artistët që do të marrin pjesë në ‘Eurovision 2025’, do të lejohen të sjellin vetëm flamurin zyrtar të shtetit të tyre në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.