Kompania ALWERA INVEST nuk ka të ndalur.
Ajo po investon në Ferizaj, duke realizuar ndërtime të larta e me kualitet.
ALWERA INVEST ka filluar me ndërtimin dhe shitjen në tre komplekse banimi, në lokacionet më atraktive në Ferizaj.
1. Rruga “e Reçakut” (tek Spitali i ri) – Kompleksi Kullat e Mjekëve
2. Rruga “Astrit Bytyqi” (Lagjja e Re) – Kompleksi ALWERA III
3. Rruga “ Sander Prosi” (tek shkolla fillore “Gjon Serreçi”) – Kompleksi ALWERA II
Ndërsa, e njëjta kompani ka oferta të parezistueshme edhe për klientët.
Sipas kësaj kompanie, për herë të parë në Ferizaj, klientët kanë mundësinë që të blejnë banesë duke shfrytëzuar mundësinë e pagesës me këste mujore deri në 100 muaj, drejtpërdrejt nga investitori PA KREDI, PA KAMATË dhe PA HIPOTEKË.
Për të gjitha banesat investitori ofron GRATIS Polisën e Sigurimit nga zjarri, vjedhja dhe dëmtimet tjera të mundshme për 10 VITE.
Kjo kompani ka oferta edhe për bashkëatdhetarët.
Mundësia e blerjes me këste vlen edhe për bashkëatdhetarët në DIASPORË.
Në këto tre komplekse banimi ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe prej 65 m² deri 135 m², si dhe lokale afariste me sipërfaqe prej 50 m² deri në 200 m².
Në të gjitha komplekset banesore investitori është përkujdesur që të ketë hapësira të mjaftueshme të gjelbëruara, hapësira për lojë për fëmijë, si dhe në pjesën afariste do të ketë një rrjet të madh të dyqaneve të ndryshme tregtare, supermarkete, restorante, ordinancë, çerdhe për fëmijë etj.
Në të gjitha komplekset ka numër të konsiderueshëm të garazhave nëntokësore, parkingjeve të jashtme për banorë dhe parkingjeve për vizitorë.