×
  • Sport
  • Sport

    Ballkanit, Feronikelit 74 e Dukagjinit iu bllokohet “merkato” për tri afate kalimtare

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Tri klubeve kosovare, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Dukagjini, u është bllokuar “merkato” nga FIFA.

    Pas Vllaznisë, Erzenit, Burrelit dhe Shkupit, shtëpia e futbollit ndërkombëtar vendosi që një dënim të tillë t’ua shqiptojë edhe tri klubeve nga Kosova, duke e çuar në shtatë numrin e klubeve shqiptare të penalizuara.

    Klubi Portokalli është futur në listën e klubeve që u janë bllokuar transferimet e futbollistëve, qofshin ato prurje apo largime.

    Në arsyetimin e FIFA-s thuhet se këto klube e kanë marrë këtë penalizim për shkak të “shkeljeve të ndryshme, të tilla si mosmarrëveshje financiare ose shkelje të rregullave”.

    Ballkanit në fakt i është bllokuar “merkato” që nga 14 dhjetori, ndërsa ky dënim do të jetë valim në tri periudha të regjistrimit të lojtarëve, respektivisht në tre afate kalimtare.

    Sipas FIFA-s, kjo nënkupton se kampioni i trefishtë kosovar nuk do të mund të bëjë transferime deri në janar 2026.

    “Merkaton” e bllokuar e kanë tashmë edhe Dukagjini dhe Feronikeli 74, po ashtu për tri sesione të transfereve.

    “Niklit” i ishte shqiptuar ky dënim, në fuqi nga 5 dhjetori, ndërsa do të vlejë po ashtu deri në janar 2026.

    E Dukagjinit i është mohuar e drejta e transferimeve që nga 16 shtatori, ndërsa klinasit po ashtu s’do të kenë të drejt të përforcohen e as të shesin lojtarë deri në janar 2026.

    Nga Rubrika
    Sport03 Janar 2025
    Përfaqësuesi i Dani Olmos, Andy Bara, ka shpjeguar se çfarë planifikojnë të bëjnë për të ardhmen e Dani Olmos, i cili është...
    Sport03 Janar 2025
    Xavi kaloi 17 vite në ekipin e parë të Barcelonës, ku fitoi tetë tituj të La Liga-s dhe katër trofe të Ligës...
    Sport03 Janar 2025
    Kombëtarja e Kosovës në futboll e nisi vitin 2024 me selektor të ri. Dardanët i mori në dorë trajneri gjerman, Franco Foda,...
    Të tjera
    Kronika03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar të enjten në Viti pasi kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një...
    Lajme03 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Në një njoftim të...
    Kronika03 Janar 2025
    Një rast i grabitjes ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 18:30 në rrugën Konstantini i Madh ku viktimë ishte një femër...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë gruan me të cilën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.