Kryendeshja e javës së 27-të në Superligën e Kosovës i ka takuar Prishtinës.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka qenë nikoqir i skuadrës kryeqytetase, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në pasditën e sotme i ka takuar Prishtinës me rezultat minimal, 0:1.
Pas humbjes, Ballkani ka gjetur kohë të ankohet për nivelin e referimit.
Klubi suharekas ka publikuar një video ku pretendon se është dëmtuar për një penallti.
Në përshkrimin e kësaj video, Ballkani e ka përdorur një “emoji” me gojë të mbyllur dhe asgjë më shumë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/fcballkani/posts/2881400615430971?__cft__[0]=AZVxdti8IUb0hMiENuSVsXryiBR2MTZfIx8qFS2eq7r–S7eY7X2FaJwnAEbAfplOw1sYKEgqY7iRCkBFZ9uAI8dDJbfN43yA_MIX9o52FGKMLWWYYuZXhdfyCSu3gUnqpodLC5Xo9UthudiPeZ_sX5xlZYWmNoL-9aZ1teJF7Kk3w&__tn__=%2CO%2CP-R