Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme dhe të fundit për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan FrontOnline.
Feronikeli ishte nikoqir i Ballkanit, në ndeshjen ku suharekasit fituan me rezultat të pastër, 0:2.
Ermal Krasniqi (’35) dhe Mirlind Daku (’76) nga pika e bardhë i shënuan golat e fitores së sotme të skuadrës së Bledi Shkëmbit.
Nga ana tjetër, Drita e ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 0:1 me golin e vetëm të shënuar nga Festim Alidema në minutën e 54-t.
Xhiroja e 30-të në elitën e futbollit kosovar luhet në fundjavën e ardhshme./FrontOnline/