Skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e Albion Rrahmanit.
Rrahmani ka firmosur kontratë tre-vjeçare me gjigantin nga Suhareka.
“Paraqitjet mbresëlënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Leëandovski”.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit
Kujtojmë që Albion Rrahmani te publiku kosovar njihet si ‘Lewandowski’ dhe ‘pitbulli’ i Malishevës.