Ballkani e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të javës së 28-të, Ballkani ishte sot nikoqir i Besës së Pejës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në Suharekë i takoi Ballkanit me rezultat 4:1.
Meriton Korenica (‘5,’69), Nazmi Gripshi (’56) dhe Arbër Prekazi (’80) shënuam për “portokallinjtë” sot.
Kurse, golin e nderit për pejanët e shënoi Qorri në minutën e 23-të të ndeshjes./FrontOnline/