Janë mbyllur katër ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, raporton FrontOnline.
Ndeshja në fjalë i takoi Ballkanit me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm e shënoi Blend Baftiu në minutën e 33-të të ndeshjes.
Ndërkaq, Prishtina e ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion duke mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 3:1.
Leotrim Kryeziu (’67,’76) dhe Endrit Krasniqi (’49) shënuan për kryeqytetasit, kurse për mitrovicasit realizoi Muja në minutën e 69-të.
Nga ana tjetër, kampionia në fuqi, Drita e bëri një hap mbrapa duke barazuar në Pejë me Besën.
Ardit Tahiri (’19) shënoi për pejanët, kurse Ergyn Ahmeti barazoi për Dritën në minutën e 63-të.
Për fund, ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës u mbyll baras 0:0./FrontOnline/