Java e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje shumë interesante në program.
Ballkani dhe Arbëria luajnë për të kapur “trenin e fundit” që dërgon drejt objektivave.
Skuadra e Bledi Shkëmbit i duhet pikët e plota në mënyrë që të qëndrojë në hap me Prishtinën lidere e cila ka filluar shkëputjen kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.
Arbëria e Dobrajës së Lipjanit vetëm përmes pikëve maksimale në Suharekë mund të vazhdojnë luftën për mbetje në elitë, në të kundërtën gjasat zvogëlohen shumë për ta.
Ballafaqimi tjetër ndërmjet Drenicës dhe Llapit zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj.
Dy skuadrat elitare këtë edicion janë rival për mbetje në elitë andaj luftohet vetëm për fitore.
“Kuqezinjtë” hyjnë të motivuar pas fitores kundër Ballkanit, derisa llapjanët që kanë mendjen te finalja e Kupës së Kosovës kërkojnë këndelljen pas dy humbjeve rresht.
Dy sfidat në fjalë fillojnë nga ora 15:00.