×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Balla: Komisioni i Posaçëm do të dokumentoj se UÇK-ja nuk ka bërë asnjë krim në territorin e Shqipërisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se komisioni parlamentar që ai ka propozuar të ngrihet nuk do të ketë për objekt verifikimet për Lulzim Bashën, por dokumentimin e faktit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka bërë asnjë krim në territorin e Shqipërisë.

    Balla thotë se këtë raport, kuvendi do e kthejë në rezolutë që mund t’i shërbejë Këshillit të Evropës dhe të gjithë institucioneve ndërkombëtare.

    “Nuk bëhet fjalë për komision hetimor por komision të posaçëm me objekt pune shumë specifik ku të saktësojë se të gjitha akuzat të cilat përfshijnë rolin e UÇK-së brenda territorit shqiptar të qartësohen e të jenë publike edhe për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës edhe çdo institucion tjetër”, tha ai, raporton OraNews.

    Nga Elbasani Balla i bëri thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të sqarojë pozicionin e tij gjatë punës në UNMIK, dhe të vërë në dispozicion një kasetë që sipas zyrtarit të PS e posedon kryedemokrati dhe që dëshmohen krimet serbe në masakrën e Krushës.

    “Personi që dispononte materialet filmike që dokumentonin masakrën të deklarojë që kasetën dhe provat filmike ia ka dorëzuar një shqiptari që punonte në administratën e UNMIK me emrin Lulzim Basha, sot duhet të sqarojë ku e ka këtë kasetë”.

    Në akt akuzën e paraqitur nga prokurori i Specializuar dhe e konfirmuar nga Gjykata Speciale në Hagë, përmenden të paktën 2 lokacione në territorin e Shqipërisë, përkatësisht Kukës dhe fshati Cahan në Has ku drejtues të lartë të UÇK, mes tyre Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte e masakra të tjera çnjerëzore, akuza këto që janë mohuar në gjyq nga të gjithë të akuzuarit në seancat paraprake që janë mbajtur këtë javë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.