×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Ministri në Shqipëri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, diskutoi në studion e Euronews Tonight rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e SHqipërisë, ku pikërisht ditën e sotme ka pasur një përplasje mes dy kampeve.

    Sipas ministrit Balla, nëse bëhet një kthesë në kohë dhe krahasohet jeta politike e Partisë Demokratike nga viti 1990 e deri më sot, do të kuptohet se ky subjekt ndodhet sot në pikën e fundit elektorale.

    “Një gjë që besoj biem të gjithë dakord është që PD duke filluar nga dhjetori i vitit 1990 e këndej është në pikë e fundit elektorale. Mund ta them që një prej arsyeve është kjo qasje e tyre. Unë mendoj që situata në Kuvend ishte normale, kur dy javë më parë u mbyll Kuvendi. Jemi kthyer këtë javë a thua se opozita ndryshoi me çelës”, tha Balla.

    Sakaq, Balla theksoi se aksioni civil i thirrur nga opozita dhe përplasja mes tyre dhe socialistëve, nuk bëhet për shkak të dënimit me burg të deputetit, Ervin Salianji, por bëhet për shkak të interesave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

    Për këtë, sipas Ballës, qëndrimi i ashpër i mazhorancës kundrejt rivalëve të tyre politik, vjen sepse nuk do duhet që të organizoheshin me thirrjet e një mosbindjeje civile kundrejt një vendimi gjyqësor, të cilin do të mund ta ankimonin në shkallët e tjera të gjyqësorit.

    “Ka një element që duhet të jem shumë i qartë. Unë nuk kam komentuar kurrë një vendim gjykate, mbi të gjitha një vendimi të formës së prerë, pavarësisht Kodit të Procedurës Penale për të ankimuar një vendim. Unë jam pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, nuk mund të komentoj një vendim gjykate. Unë mendoj që t’i vësh flakën karriges është diçka që bie ndesh me interesin publik dhe ja vë fajin një pale që është e njëjtë me ty, sa i përket përkatësisë në pushtetin ku është. Pastaj bën dhe një gabim kur thua që këta 3 gjyqtarë janë të kapur, duke harruar që këta gjyqtarë të kanë dhënë një vendim që ti ke thënë: qëllon që paska në këtë vendim burra e gra të ndershëm në këtë vend. E pastaj thua fajin e ka kundërshtari. Nuk të pëlqen një vendim gjykate, shko ankimoje. Besoj që nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që beteja bëhet për një person tjetër. Dhe ky person të paktën në këto 34 vjet ka dëshmuar që ka zgjedhur t’i shërbejë interesit familjar, jo atij publik”, sqaroi Balla. /euronews.al

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Mbi 200 predha janë gjuajtur sot nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit. Kështu është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit,...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik, nga një tetori ka përfunduar, duke rikthyer...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas nga Shqipëria me qëndrim jo të rregullt, u detyruan të...
    Të tjera
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës tha të enjten se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të madhe të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka shënuar Ditën e Unitetit Gjerman. Me këtë rast është organizuar pritje, ku morën pjesë bartës...
    Lajme03 Tetor 2024
    Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe...
    Sport03 Tetor 2024
    Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley të enjten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së kombeve....
    Lajme03 Tetor 2024
    Pesë persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë, ku më pas të njëjtit janë arrestuar. Rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.