Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit.
Ajo ka thënë se përfaqësuesit e qytetarëve të Kosovës në Kuvend duhet ta mbështesin kreun e VV’së, Albin Kurtin në këtë mandat.
“Albin Kurti ka plan për shtetin, herën e fundit nuk ka pas shumë kohë, besoj se tash ka ardhë koha e Albin Kurtit dhe na tash jemi para një momenti kur edhe na si politikan, edhe qytetari i Kosovës mundet me pa sa aftësi ka Kurti. Ai ka plane shumë pozitive. Është mirë edhe na politikanët me përkrah atë. Unë jam e sigurt se ai do bëjë disa ndryshime për shtetin, me formimin e kësaj qeverie bashke me Vjosa Osmanin, Kosova do të shkoje një shkallë më lartë”, ka thënë ajo në TV Dukagjini.