×
  • Lajme
  • Lajme

    Balje me kërkesë për komunë në takim me Kurtin, pasi e kryen: Nuk kemi marrë dhe as s’kemi dhënë konfirmim që e votoj Qeverinë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.

    Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

    “Sot ne kemi pasë takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve. S’ka asgjë konkrete”.

    Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

    Balje tha se ka mbetur që edhe nga ana e Kurtit “të mendojë” dhe më pas të kthejë përgjigje.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2025
    Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe Sala...
    Lajme15 Prill 2025
    Sot janë bërë 26 vjet nga Masakra e Sllovisë së Lipjanit. Atje më 15 dhe 16 prill, u masakruan mizorisht 45 njerëz,...
    Lajme15 Prill 2025
    Deputetët e zgjedhur të Listës Serbe tashmë kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës të prirë nga kryetari i parisë, Zlatan...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2025
    Sot me fillim të orës 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër...
    Kronika15 Prill 2025
    Dy persona raportohet se janë zhdukur që nga data 13 prill. Policia njofton se personat e zhdukur janë  nga Fushë Kosova. “Fushë...
    Kronika15 Prill 2025
    Një grabitje ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë. Sipas policisë, gjashtë persona e kanë kanosur dhe sulmuar një tjetër duke ia vjedhur...
    Lajme15 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e...
    Bota/Rajoni15 Prill 2025
    ShBA-ja po “punon fort” me Mbretërinë e Bashkuar për të negociuar një marrëveshje tregtare “të shkëlqyer”, ka thënë zëvendëspresidenti JD Vance, raporton...
    Lajme15 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, për FrontOnline ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.