Slogani i LDK-së sot nxiti reagime të shumta nga politikanë, analistë politik dhe njohës të çështjes, duke shprehur habi për kuptimin që qëndron prapa këtij slogani.
LDK vendosi që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojë me sloganin ‘’Shteti.shtet’’.
Nuk vonoi shumë dhe për këtë reagoi një nga anëtarët e LDK’së, Bajram Gecaj, i cili shkroi ‘’ Duda ka n’Dud … veç verës!’’.
Partitë kanë zgjedhur slogane të ndryshme për të garuar në këto zgjedhje, slogane të cilat përdoren më pas nga aktivistët dhe votuesit për të treguar përkrahje ndaj këtyre partive të caktuara./FrontOnline