Duda Balje pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka falënderuar të gjitha mediat dhe shoqërinë civile për angazhimin dhe përkrahjen në arritjen e drejtësisë me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor.
Ajo në një postim në Facebook , ka premtuar se do të angazhohet në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avancimin e ligjshmërisë për rrjedhat e ardhshme të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë.
Postimi i plotë:
DREJTËSIA KA EMËR
Ndjejë obligim njerëzor, moral dhe politik që nga thellësia e zemrës t’iu falenderohem të gjitha mediumeve dhe Institutit Kosovar të Drejtësis – IKD ( dhe shoqëris civile kosovare) për angazhimin dhe përkrahjen e pashoqë në arritjen e drejtësis me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor.
Mediumeve të shtetit tim Kosovës ju falenderohem për ngritjen e zërit të parreshtur kundër padrejtësis që u përpoq të bëhet. Pa zërin e juaj sot drejtësia do të ishte e mangët për të vërteten. Ju jeni shembulli më domethënës i liris dhe demokracis të shtetit tonë. Përkulem para jush dhe besimit tuaj se drejtësia do të ngadhnjej!
IKD i falenderohem për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe kuptim plotë. IKD është sinonim i vlerave të demokracis së drejtësis dhe njohurive të ligjshmëris dhe kushtetushmëris së shtetit të Kosovës.
Shoqëris civile i falenderohem përjetësisht që mbrojti dhe kultivoj drejtësin deri në fund. Shoqëris tonë civile duhet t’ia ketë lakmi edhe shteti me demokracin më të avansuar në botë! Kosova jonë ka me çka të mburret.
Nga ana ime ju premtoj dhe zotohem para jush që mishërisht do të angazhohem në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avansimin e ligjëshmëris për rrjedhat e ardhëshme të shoqëris civile dhe mediave në Kosovë.
Zoti i bekoft mediat e Kosovës!
Zoti e bekoft shoqërin tonë civile!
Zoti e bekoft shtetin e Kosovës!