Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunutetin boshnjak në Kosovë duke i akuzuar se baballarët e tyre i kanë punuar me pushtetin serb.
“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq në Klan.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Duda Balje. Balje ka thënë se Baliq është paguar nga Lista Serbe.
Ajo ka thënë se ka ngritur padi ndaj tij për, siç ka thënë, këto ‘’rrena’’.
“Kush është Duda Balje me u marr me Numan Baliq? Këto janë rrena dhe unë mendoj që ky është paguar nga Lista Serbe, sepse unë kam luftuar deri dje kundër planit të Listës Serbe. Dhe tash mendoj që ata kanë gjetur Numan Baliqin i cili e ka përkrahur listën e Ardiana Hoxhiq, dhe tash ata e kanë paguar atë për me folë sene palidhje e të pavërteta. Unë menjëherë kam paguar një avokat dhe unë bëj padi. Kjo nuk është e vërtetë.”, ka thënë ajo për Periskopin.
Duda Balje do të jetë pjesë edhe e Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme që evidentoi parregullsitë në votime për listën e Adrijana Hoxhiq që dyshohej se kishte marrë vota më shumë se sa që kishte komuniteti boshnjak në komunat me shumicë serbe.