×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj-Halimaj: S’ka marrëveshje finale me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj pasditen e së premtes ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë. Prej aty, ajo ka thënë se nuk do të ketë marrëveshjen finale me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve.

    Për më tepër, Balaj-Halimaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos mjaftohet me një deklaratë kundër Daçiqit, që ditë më parë kërcënoi serbët që tregojnë krimet e shtetit të tij në luftën e fundit, por të ndërpresin çdo komunikim me kriminelë të tillë.

    “Jam sot në Gjakovë për të dhënë mbështetje të plotë dhe të pa rezervë shoqatës ‘Thirrjet e Nënave’ sepse nuk ka kuptim liria për ta dhe për ne si shoqëri pa u zbardhur fati i të pagjeturve. Deklaratat e kriminelit Daçiq i cili i kërcënoi haptazi dhe në mënyrë direkte qytetarët serbë të cilët duan të tregojnë për vendndodhjen e varrezave të shqiptarëve në Serbi ka qenë nxitje që të vij këtu. Nga kjo shoqatë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos mjaftohet me një deklaratat kundër Daçiqit, por të ndërpresë çdo komunikim me kriminelë të tillë. I sigurojmë që nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, pa dhënë llogari dhe pa u dënuar”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, duke kujtuar vuajtjet e tyre përsëriti qëndrimin që të pagjeturit janë rrëmbyer, vrarë, zhdukur dhe mbahen nga Serbia.

    Ajo përsëriti kërkesën që së paku dy nëna të bëhen pjesë e delegacionit kosovar në në bisedimet me Serbinë.

    “U bën 21 vite ne u harxhuam duke trokitur në çdo derë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Pasi që gjithherë është ditur se nga kush janë vrarë, rrëmbyer e zhdukur dhe mbahen ende në varrezat e Serbisë. Është injorim shpirtëror për të gjitha familjet. […] Kërkoj që së paku dy nëna të marrin pjesë në delegacionin për bisedime që mbahet në Bruksel, që ndërkombëtarët të dëgjojnë dhe të bëjnë presionin e duhur. Por kërkojmë që edhe kriminelet të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ajo.

    Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, sot ka vizituar edhe Komunën e Malishevës, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj dhe kabineti qeveritar komunal.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.