Bajrush Xhemajli, ish- i burgosur politik, ka deklaruar se disa nga deputetë e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar Gjykatën Speciale kanë pasur dilema.
Xhemajli, në Kanal10, ka thënë se disa deputetë nuk e kanë votuiar me qejf këtë gjykatë.
“Serbia përmes Kosajevit dhe Dick Martytt ka arrit me plasu një bllok dhe ajo ka shkrep. Pastaj Kuvendi i Kosovës ka votu dhe unë mendoj që këtu ka pas dilema edhe nga ata që kanë votuar. Unë mendoj që nuk e kanë votur me qejf. Është votu kanë mendu që më keq është përmes OKB-së”, ka thënë ai, shkruan FrontOnline.
Ndërsa, duke folur për arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, Xhemajli ka pohuar se nuk kanë qenë të lehta skenat e arrestimeve.
“Sigurisht se e përjetoj rëndë si për të arrestuarit e po ashtu edhe për familjet e tyre. Në këtë rast bashkënjdej me ta se edhe ne kemi qenë ish të burgosur. Nuk ka qenë lehtë me i shiku skenat se si janë arrestu, pro gjithsesi bashkendjej me ta”, ka shtuar Xhemajli./FrontOnline/