Anëtarja e kryesisë së partisë Nisma Socialdemokrate, Valdete Bajrami, gjatë një debati televiziv ka folur për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, pas situatës së krijuar me pandeminë e coronavirusit.
Ajo tha se fajtor për mos kalimin e këtij projektligji janë të gjithë, pozita dhe opozita, pasi që siç tha ajo ky projektligj duhet të shihet si diçka nacionale.
“Mua me vjen mirë që jemi në këtë debat dhe po trajtohet çështja e rimëkëmbjes , nëse është në të mirën e qytetarëve duhet t’i shohim opsion edhe zgjedhjet, çështja e pozitës dhe opozitës për këtë ligj duhet të shihet si diçka nacionale, faji për mos kalimin e projektligjit është i të gjithëve”, tha ajo.