×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami për shtrejtimin e energjisë: Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Kurti e një ministre si Rizvanolli, që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja prej 16 % e çmimit të energjisë elektrike është në shërbim të mafisë energjetike.

    Bajrami thotë se një gjë e tillë po ndodh kur kryeministër është Albin Kurti, ministre Artane Rizvanolli, që kanë mbrojtur për këto katër vite “Nagipat e Martinat”, dhe një bord të ZRRE-së që sipas Bajramit ndikohet nga partia në pushtet.

    “Vendimi i fundit i ZRRE-së me bekimin e Qeverisë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, është i papranueshëm. Ky vendim është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit, e në veçanti për ata që e kanë gjendjen ekonomike jo të mirë”, ka shkruar ajo.

     

    Postimi i plotë:

    Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Albin Kurti e një ministre si Rizvanolli, të cilët që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat; kur ke një bord të ZRRE-së të ndikuar nga partia në pushtet që majë fitimet e KESCO-s dhe të KEDS-it; një ZRRE që ruan sekretin financiar të këtyre kompanive dhe në emër të kostove të operimit – lexo fitimit rrit çmimin e energjisë elektrike për të tretën herë.

    Vendimi i fundit i ZRRE-së me bekimin e Qeverisë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, është i papranueshëm. Ky vendim është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit, e në veçanti për ata që e kanë gjendjen ekonomike jo të mirë.

    Rritja prej 16% prek të gjitha familjet, bizneset, sektorin publik pa përjashtim. Familjet me të ardhura të ulëta, që mezi e përballojnë muajin, tani do të paguajnë më shumë për çdo kilovat të harxhuar, por edhe për çdo produkt të blerë, sepse  bizneset do të përballen me kosto më të larta, e kjo do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë. Pra, kjo barrë e dyfishtë bie mbi qytetarët, e para; përmes faturave të rritura të energjisë dhe e dyta; përmes çmimeve më të larta për ushqim, transport, veshmbathje dhe shërbime të tjera bazike për jetë.

    E kemi thënë dhe stërthënë se rritja e çmimit të energjisë zvogëlon fuqinë blerëse, dëmton ekonominë, ulë konkurushmërinë, mbyll biznese, rrit papunësinë dhe rrit deficitin tregtar.

    Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshton fuqishëm këtë vendim.

    Përfundimisht ky vendim është dëshmi se kjo Qeveri nuk dëshiron ta kuptoj realitetin në të cilin jetojnë qytetarët, thënë ndryshe e kanë keqkuptuar qeverisjen, sepse vetëm në shërbim të qytetarëve nuk janë.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se sot Grupi Multietnik u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, tha se takimi me presidenten Vjosa Osmani ka qenë konstruktiv, por tha se nuk varet prej...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti i betuar i PDK-së, Elmi Reçica para mediave tha se shpreson që partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të reflektojë...
    Të tjera
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Kronika17 Maj 2025
    Një shtëpi është djegur në Ballaban të Prishtinës. Lajmin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar, i cili ka bërë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka kritikuar Lëvizjen “Vetëvendosje” për insistimin në shkeljen e Kushtetutës, duke kërkuar votim të fshehtë. “Partitë opozita...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Rama...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili erdhi dje në Shqipëri për samitin e djeshëm,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.