Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk e di nëse mund të kthehen të gjitha mjetet e vjedhura nga Thesari i Kosovës. Deri më tani është kthyer një shumë e caktuar, por mësohet se një pjesë e madhe mungon.
“Nuk e di sa mjete mund të kthehen. Llogaritë janë bllokuar. E kemi parë edhe në raportet që janë publikuar. Është tepër e rëndësishme që të kthehen këto mjete pasi janë taksat e qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që secili që është i përfshirë të marrë dënimin e merituar”, thotë ajo.
Ajo hedh dyshime edhe mbi personin të cilit i janë hedhur 2.1 milionë euro në llogari.
“Me thënë që ja ka vendosë në llogari 2.1 milionë dhe nuk kemi relacion është e pabesueshme. Është një rast me të cilin po merremi”, shton Bajrami.