×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash – e ka një hall të madh

    FrontOnline
    08 Janar 2025

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash.

    Bajrami ka thënë se shpërndarja e kartelave nga Kurti për 220 punëtorët që u punësuan në KEK këtë javë, është përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale, siç ka thënë, me metoda të paligjshme.

    Bajrami ka përmendur edhe paralajmërimin e Drejtorit të SHSKUK’së për hapjen e një konkursi për 370 pozita, që janë me ushtrues detyre qe 10 vjet. Ajo ka ngritur dyshime se pse këto pozita po shpallen në prag të zgjedhjeve.

    |Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral. Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën.

    Albin Kurti ka një hall të madh, ai po e di mirë që mbështetja për të ka rënë. Në mungesë të rezultateve konkrete për qeverisjen e tij katër vjeçare “krejt dhe drejt” tani po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po merr fund, 9 shkurti është afër. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Bajrami.

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...
    Lajme08 Janar 2025
    Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka treguar...
    Lajme08 Janar 2025
    Në Debat Plus në RTV Dukagjini janë paraqitur statistikat e kërcënimeve të gazetarëve dhe organizatave mediale ndër vite. Udhëheqës i emisionit ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zgjeruar të mërkurën fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit e përfshirë në destabilizimin...
    Vip08 Janar 2025
    Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa batuta që nuk...
    Lajme08 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm...
    Sport08 Janar 2025
    Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe. Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë...
    Lajme08 Janar 2025
    Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për...
    Vip08 Janar 2025
    Driloni dhe Xheneta kanë bërë një bisedë si asnjëherë më parë. Të dy bisedonin për jetën jashtë shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.