×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë, sot qytetarët marrin borxh për të mbijetuar

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se dje ministri Hekuran Murati ka bërë propagandë në Gjakovë kur ka thënë se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti.

    “Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë.”

    Bajrami thotë se e vërteta qëndron ndryshe. Ajo ka thënë që Qeveria ka vazhduar të marrë borxhe “nuk kanë marrë vetëm kur s’kanë mundur t’i ketë 80 vota në Kuvend”.

    Bajrami shton se Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh “sepse nuk ka pasur investime kapitale”.

    “Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata.”

    Kandidatja për deputete nga LDK ka thënë se politikat e qeverisë i kanë futur qytetarët në borxh. Ajo ka përmendur kreditë që qytetarët kanë marrë gjatë vitin që lamë pas.

    “Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja.”

    Ajo ka thënë se në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë ndërsa sot qytetarët po marrin borxh për të mbijetuar.

    Bajrami në fund ka thënë se qeveria po përpiqet të mashtrojë më numra por se qytetarët e kanë të vërtetën që e kanë jetuar, duke shtuar se “ndryshimi është afër”.

    “Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%. Siç e ka thënë Ronald Reagan: “Nuk kemi inflacion sepse njerëzit po jetojnë shumë mirë, kemi inflacion sepse qeveria po jeton shumë mirë.” Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, ata që e kanë jetuar atë. 9 shkurti është afër. Ndryshimi është afër”, ka shkruar Bajrami.

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Para pak minutash ka ndodhur një aksident mes disa veturave në Veternik, më saktësisht tek “Gizzi Grill”, raporton “Front Online”. Aktualisht në...
    Lajme07 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive në QKUK ka vdekur një i burgosur me inicialet A.M. Në...
    Lajme06 Janar 2025
    Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme....
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e...
    Vip06 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Në oborr,...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin...
    Lajme06 Janar 2025
    Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara...
    Vip06 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë reaguar në mënyra të ndryshme kur kuptuan se...
    Vip06 Janar 2025
    Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka. Krejt...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.