×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami i reagon Muratit për 600 mln investime kapitale: Kushdo që flet për rritje duke e përjashtuar inflacionin po thotë të pavërteta

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro”, ndërsa shtoi gjithashtu se të hyrat buxhetore kanë tejkaluar “shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti”.

    Kësaj lëvdate të Muratit i reagoi deputetja e LDK-së, Hykemete Bajrami.

    Ajo tha se kushdo që flet për ekonominë e vendit duke e përjashtuar inflacionin nga barazimi “thotë të pavërteta”.

    Bajrami thotë se edhe nëse “investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, prapëseprapë janë më të vogla se ato të vitit 2018, sepse kemi pasur 22% inflacion”.

    “Për të satën herë po e potencoj: Sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta. Ministri, i cili në fillim të mandatit ia rriti pagën vetës për rreth 45%, po tallet me qytetarët. Ai po lavdërohet se si i ka rritur të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale, por askund, asnjëherë nuk përmend inflacionin (rritjen e çmimeve), i cili vetëm në vitin 2022 ka qenë 11.6%, më i larti në historinë e pasluftës”.

    Bajrami përsëriti edhe kritikën e djeshme për Muratin rreth shtesave të fundvitit, duke thënë se “meqë keni dështuar, tani po ua ktheni qytetarëve një pjesë të parave të tyre”.

    Postimi i plotë:

    Edhe nëse investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, prapëseprapë janë më të vogla se ato të vitit 2018, sepse kemi pasur 22% inflacion.

    Për të satën herë po e potencoj: Sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta.

    Ministri, i cili në fillim të mandatit i’a rriti pagën vetës për rreth 45%, po tallet me qytetarët. Ai po lavdërohet se si i ka rritur të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale, por askund, asnjëherë nuk përmend inflacionin (rritjen e çmimeve), i cili vetëm në vitin 2022 ka qenë 11.6%, më i larti në historinë e pasluftës.

    1️⃣ E para: Në katër vitet e fundit ka pasur ngritje të çmimeve mesatarisht për 22%, ndërsa shporta e konsumit, për të cilën familjet shpenzojnë rreth 60% të të hyrave të tyre, është rritur me mbi 50%. Ky, pra, inflacioni është kontribuesi kryesor i rritjes së të hyrave buxhetore.

    2️⃣ E dyta: Le të supozojmë se i arrini 600 milionë investimet kapitale në vitin 2024, por kur këto i indeksojmë për normën e inflacionit, që është 22% në kumulativ për katër vite, vlera reale e 600 milionëve është vetëm 468 milionë euro. Kjo do të thotë se investimet kapitale të vitit 2024, në terma realë, janë më të ulëta se ato në vitin 2018, që kanë qenë 530 milionë euro.

    3️⃣ E treta: Deri më 1 dhjetor, sipas serive kohore, investimet kapitale janë 444 milionë euro, pra mesatarisht 40 milionë euro për muaj. Për të arritur 600 milionë, duhet që në dhjetor të shpenzohen hiç më pak se 156 milionë euro.

    Si e shpjegoni ritmin e punëve në dhjetor që qenka rritur për tri herë e gjysmë në krahasim me muajt e mëparshëm❓ Apo, meqë është kohë fushate, do të shkoni me avanse❓

    4️⃣ E katërta: Për shkak të mospunës së kësaj qeverie, struktura buxhetore ka ndryshuar shumë në disfavor të investimeve kapitale.

    📉 Derisa në vitin 2016, 25% e buxhetit total ka shkuar në investime kapitale, dhe në vitin 2018 pjesëmarrja e investimeve kapitale ka qenë 27% në shpenzimet e përgjithshme buxhetore, në vitin 2024 vetëm 17% e buxhetit total kanë shkuar në investime kapitale (1 janar – 1 dhjetor 2024), sipas serive kohore të Thesarit.

    Edhe njëherë: Për subvencione s’ka vend për lëvdata, sepse nuk po bëni asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht keni mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë dhe meqë keni dështuar, tani po ua ktheni qytetarëve një pjesë të parave të tyre.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova. Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia në Gjakovë sot ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”. Në njoftimin e lëshuar...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.