×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar edhe një herë ministrit Hekuran Murati lidhur me një shkrim që ky i fundit ka bërë në profilin e tij zyrtar lidhur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Bajrami e ka quajtur manipulim dhe i ka kërkuar ministrit Hekuran Murati një përballje televizive.

    “E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.Hekuran,Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”, ka shkruar Bajrami.

    Reagimi i plotë:

    Manipulimi i fundit i kontabilistit, në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janërritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Tregoni se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?

    Edhe në cilësinë e dëshmitarëve do të ishte deri diku e arsyshme me u intervistu, këshilltarët e Nagip Krasniqit, ata që punojnë në KEK, se mbase e kanë udhëzu gabimisht, me u intervistu ata që punojnë në divizion të prokurimit, njësia e kërkesës, zyra ligjore apo cilido punëtor i KEK-ut, por me u intervistu dikush që asnjë lidhje zyrtare nuk e ka me KEK-un, qysh? Përveç kur prokurimi i 273 miliononë Euro të tenderëve sekret gatuhet në zyret e LVV-së, aty ku Dejona është zyrtarja më e lartë, siç tha Glauku, ajo i koordinon ”politikat profesionale” të LVV-së.

    E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.

    Hekuran,

    Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.