Agjencia e njohur italiane, “Guardia di Finanza”, që merret me krimet financiare dhe kontrabandë”, pritet që së shpejti të vije në Kosovë për të audituar rastin e vjedhjeve.
Indeksonline mëson se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë ftesë zyrtare kësaj agjencie nga Roma zyrtare.
Kësisoj, “Guardia di Finanza”, do të merret konkretisht me hetimin ndaj Thesarit të Republikës.
Ndryshe, para disa javësh shpërtheu skandali rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove nga thesari i shtetit. Këto para dyshohet se ishin vjedhur përmes sistemit elektronik.
Nga kjo vjedhje ishin bërë 4 pagesa në emër të disa projekteve.