×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami flet për refuzimin ndaj Kurtit: Kanë ofenduar elektoratin e LDK-së, vijat e kuqe i krijoi LVV’ja me gjuhën e saj

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për refuzimin e ftesës së partisë së saj për takim me kreun e VV’së, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me formimin e qeverisë.

    Bajrami thotë se VV’ja e ka ofenduar jo vetëm përfaqësuesit e LDK’së, por edhe elektoratin e saj. Ajo thotë se kjo është njëra ndër arsyet pse qëndrimi i LDK’së është aq i prerë për një koalicion me VV.

    “Ne kemi pasur qëndrimin tonë të qartë, e kemi thënë parafushatës, gjatë dhe pas fushatës që LDK nuk shkon në koalicion me VV. Ne kemi një përvojë të jetuar në një koalicion me VV, e dyta e kemi parë jashtëzakonisht mirë mënyrën e qeverisjes, apo të them të keqqeverisjes së VV për një mandat të plotë. Kemi pa tendencën e tyre për kapjen e institucioneve. E treta është linçimin që na kanë bërë, denigrimi, linçimin, ofendimin që e kanë bërë gjatë dhe pas fushatës.

    Nuk kanë ofenduar vetëm përfaqësues të LDK, por ata kanë ofenduar elektoratin, dhe kemi ardh në një përfundim që ne në asnjë mënyrë nuk mund të qeverisim me ta”.

    Tutje, Bajrami thotë se LDK’ja nuk ka pasur vija të kuqe me askënd, mirëpo VV’ja është ajo që me gjuhën dhe veprimet e saj ka ndikuar që këto vija të kuqe të krijohen.

    “Këto vija të kuqe, ëshë VV’ja e cila me veprimet e saja e ka kriju, me gjuhën e ofendimet e saj e ka krijuar”, përfundoi Bajrami ne T7.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, ka akuzuar partitë tjera për bllokimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka përsëritur qëndrimet e partisë së...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për t’u futur në Kuvend. Ai përdori hyrjen kah parkingu për...
    Lajme25 Maj 2025
    Ka dështuar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo e reja sipas kryesuesit të seancës, Avni Deharit, do të mbahet...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2025
    Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, i ka falënderuar krejt ata që e kanë përkrahur këtyre ditëve. Ai ndihet thellësisht mirënjohës...
    Lajme25 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë...
    Lajme25 Maj 2025
    Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe....
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin. Kështu thuhet në një postim...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Carrie dhe Boris Johnson janë bërë prindër për herë të katërt. Atyre u erdhi në jetë një vajzë. Poppy Eliza Josephine Johnson...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, për FrontOnline ka deklaruar se veprimet dhe vendimet e Qeverisë në detyrë janë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.