×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami dhe Murati replikojnë për mjetet e trustit

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se nuk po pretendojnë të ndihmojnë asnjë qytetarë me tërheqjen prej 10 për qind të trustit, meqë sipas saj ato para janë në llogari personale të secilit të punësuar që ka kontribuar deri më tani.

    Bajrami derisa ka reaguar pas fjalimit të deputetit të LVV-së Hekuran Murati, tha se 200 milionë euro të cilat po synojnë t’i vejnë në qarkullim janë mjete të lira.

    Bajrami: Presioni është i paparë nga qytetarët për tërheqjen e 10 për qind të trustit

    “Sa i përket tërheqjes së 10 për qind të trustit nga fondi pensional, nuk po pretendojmë t’i ndihmojmë askujt sepse ato janë para në llogari personale të secilit individ që ka qenë i punësuar dhe ka kontribuar aty. Kjo nuk është ndihmë, është thjesht dhënie e qasjes në kursimet e tyre para moshës 65 vjeçare. Edhe më lejoni të ju them që presioni është i paparë nga qytetarët, se dëshirojnë t’i tërheqin këto mjete. Gjithashtu z.Murati se e përmende që tërheqja 10 për qind të kursimeve nga kursimet mund ta dëmtojmë komplet fondin e investuar, më lejoni të ju informojë nga burime të sakta prej trustit, që 200 milionë euro të cilat ne mendojmë t’i vejmë në qarkullim përmes dhënies së qasjes për me pas qasje në këto mjete, janë mjete të lira. Për momentin trusti nuk i ka të investuara askund, dhe meqenëse nuk i ka të investuara atëherë pse jo qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike të mos i tërheqin dhe t’i përdorin”, ka deklaruar Bajrami.

    Për këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se nëse i merret likuiditetit tepricë trustit, norma e interesit do të rritet prej mbi 600 milionë euro në letrat me vlerë.

    Murati: Më lirë do të ishte bërë me i marrë borxh ato pare se sa do që do jetë kosto e këtij veprimi

    “Nuk e thash atë që e pretenduat, thashë tjetër gjë. Nuk thashë që nuk ka mjete të lira trusti, thashë që edhe ato mjete të lira që i ka nëse i merren, nëse e dini znj.Bajrami, trusti është pjesëmarrës aktiv në secilin ankand të blerjes së letrave me vlerë të qeverisë. Nëse i merren likuiditeti tepricë trustit edhe zbatohet tjetër kund, normat e interesit do të rriten me një portfolio prej mbi 600 milionë euro në letrat me vlerë. Nëse norma e interesit lëviz vetëm për një pikë përqindje më lartë, po flasim për 6 milionë euro kosto shtesë në interes. Pra më lirë nëse do të ishte bërë një analizë, me i marrë borxh ato pare se sa do që do jetë kosto e këtij veprimi”, ka shtuar ai.

    E, ministrja Hykmete Bajrami tha se këto mjete të lira të trustit nuk janë të lira për të marrë pjesë në ankandet e qeverisë. Dhe se për këtë kanë pasur me dhjetëra takime, se si të shfrytëzohen ato mjete për qytetarët.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 51-të, nesër në orën 11:00, të konstituojnë Kuvendin, pas disa përpjekjeve...
    Lajme22 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.