×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: As opozita nuk i ka numrat për qeveri

    FrontOnline
    13 Maj 2025

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar një qeveri të re.

    Ajo theksoi se disa deputetë të pavarur dhe të LDK-së nuk janë të gatshëm të mbështesin një iniciativë të tillë.

    “Ne e dimë se nuk i kemi votat për qeverinë. Zonja Rexhepi ka deklaruar se nuk voton një qeveri tjetër, po ashtu edhe Elbert Krasniqi disa herë”, tha Bajrami në Dukagjini transmeton Klankosova.tv.

    Sipas saj, brenda vetë grupit parlamentar të LDK-së ka deputetë që publikisht kanë kundërshtuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga opozita.

    “Po, kemi deputetë që nuk e votojnë një qeveri të opozitës, kjo është e saktë. Pjesa dërrmuese e tyre na thonë që nuk duan të na shohin në një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi e para e deputetëve të LDK-së transmeton Klankosova.tv.

    Ajo e akuzoi Qeverinë Kurti për mospërfshirje të opozitës gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, duke theksuar se nuk është marrë në konsideratë asnjë propozim nga partitë opozitare.

    “Kurti nuk ka lënë hapësirë për një shteg të bashkëpunimit me asnjë parti politike. Për herë të parë në histori të Kuvendit, ka shkuar komplet mandati pa e marrë Qeveria e Kosovës as edhe një propozim nga opozita”, shtoi ajo, duke theksuar se vetëm një amendament i LDK-së është miratuar gjatë kësaj periudhe.

    Bajrami gjithashtu ka kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes dhe përdorimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë. Sipas saj, fondet publike janë shfrytëzuar për qëllime politike.

    “Kanë shfrytëzuar buxhetin në mënyrën më brutale të mundshme, për të blerë vota. Edhe sot po shkelin nenin 72 të Kushtetutës, i cili e ndalon që një deputet të mbajë pozita ekzekutive”, tha Bajrami.

    Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Bajrami bëri të ditur se LDK nuk ka propozuar ende emra konkretë, por ka insistuar që ai të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.