×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajraktari: Pas urdhër-arrestit ndaj Radojçiqit duhet të lëshohet edhe letër-rreshtim ndërkombëtar

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka komentuar vendimin e Kosovës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojeçiq dhe 19 serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte në Kosovë.

    Ai e ka cilësuar këtë urdhër si një masë të nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në proceset gjyqësore, duke theksuar se pa praninë fizike të të akuzuarve, zhvillimi i procedurave është i pamundur.

    “Urdhëri arresti i lëshuar nga Kosova ndaj Radojçiqit, është njëri prej elementeve që nënkupton masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në këtë procedurë, pasi që dihet se ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera,” tha Bajraktari për FrontOnline.

    Ai shtoi se pas këtij urdhri duhet të lëshohet edhe një fletë-arrestim ndërkombëtar, që do të mundësonte ekstradimin e Radojçiqit dhe të tjerëve në momentin që ata hasen në ndonjë shtet tjetër.

    “Pas kësaj duhet të lëshohet edhe fletë-arrestim ndërkombëtar, që nënkupton që në momentin që haset në ndonjë vend tjetër, Radojçiqit të sillet në Kosovë për akuzat që rëndohen ndaj tij,” ka shtuar ai.

    Bajraktari theksoi se, megjithatë, sjellja e Radojçiqit dhe të tjerëve nga Serbia mbetet një sfidë e madhe, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga shteti serb.

    “Kosova përveç se me Serbinë, ka raporte të mira për këtë pjesë. Megjithatë, sjellja e Radojçiqit, nuk është e pamundur por vështirë e arritshme bazuar edhe në faktin se shteti serb nuk ka gatishmëri për të bashkëpunuar me organet tona,” tha Bajraktari për FrontOnline.

    Sa i përket mundësisë që Serbia të ekstradojë Radojçiqitn dhe të tjerët, avokati theksoi se kjo është një mundësi e largët, që mund të realizohet vetëm me presion ndërkombëtar, i cili për momentin nuk po rritet si faktor i nevojshëm për këtë çështje.

    “Sa i përket që Serbia ta ekstradojë Radojçiqin dhe të tjerët, është e vështirë, dhe ajo bëhet vetëm me presion ndërkombëtar, gjë që s’po rritet si i tillë,” përfundoi ai.

    Njohësit e drejtësisë flasin se si mund të arrestohet Milan Radojçiqi pas lëshimit të urdhër-arrestit ndaj tij nga Kosova

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Këshilli Organizativ i protestës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës do të mbajë sot konferencë me fillim nga ora 15:00, në...
    Lajme28 Maj 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me bastisjet dhe intervistimin e...
    Lajme28 Maj 2025
    Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e cila po konsiderohet si më e madhja në rajon, është hapur sot. Në mënyrë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kushtet e presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa – përfshirë disa nga forcat e saj të stërvitura më së miri –...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është një Republikë Srpska dhe se...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast...
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.