Kushtrim Bajraktaraj e ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në bodybuilding.
Sportisti nga Kosova e ka fituar një medalje të artë dje, shkruan FrontOnline.
Në “Tiger Classic – Diamond Cup” në Rumani, Bajraktaraj e ka zënë vendin e parë duke e fituar të artën.
Në garën e organizuar nga IFBB, Bajraktaraj doli fitues në kategorinë deri në 80 kilogramë.
Përkundër vështirësive në përgatitje nga COVID-19, Bajraktaraj përsëri arriti të lë gjurmë në arenën ndërkombëtare duke ia sjell Kosovës edhe një medalje të artë në sportin e bodybuildingut./FrontOnline/