Anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove e ka cilësuar si skandalin më të madh që ka ndodhur që nga paslufta.Sipas tij, përveç që janë vjedhur paratë e taksapagusve kosovarë, aty u rrezika edhe diçka shumë më e madhe, u rrezikua siguria kombëtare, thotë Bajqinovci në emisonin Exopse.
Bajqinovci thotë se ky skandal e tejkalon vjedhen e dëshimve në stacionin e policisë, rast ky i para 10 vjetëve.
“Problemi nuk është te 2.1 milioën euro por problem është shumë ma i madh ky skandal e tejkalon vjedhjen e dëshmive në stacionet e policisë të para 10 viteve. Kjo është goditja më e madhe në arterien financiare të shtetit ky nuk ka mundur ti marrë 2 milionë por ka mundur ta falimntojë krejt shtetin, është e pamundur qysh krejt hallkat e shetit, zotuesi që ka paratë, zyrtari autorizues apo sekretari permanent apo kryeshfi, varësisht prej agjencie zyrtari cerfitikues, prokurimi dhe deri tek ai i pranimit dhe më në fund të shkoj në thesar te ky zyrtari i Thesarit që është i arrestuar, është shumë e pamundshme. Njëri nga shtetet më të fuqishme ka ndihmaur në themelimin e Thesarit gjë që është shumë i sigurt. Pra ëshët shumë e çuditshme si ka ndodhur kjo, që nuk ka ndodhur në histori unë së paku nuk kam dëgjaur. Ju e dini ka vjedhje ka korrupsion, krim të organizuar, por të futet në mënyrë elektronike për 8 minuta t’i nxjerr dhe qeveria mos ta hetoj, tek pas 9 ditësh minsitria e Financave Insfrastrukturës dhe Thesari kjo është e çuditshme ky është krimi më i madh i paslfutës, e kam fjalën goditja në institcionet e shtetit pra ky ëhstë edhe rrezikim i sigurisë kombëtare“, thotë Bajqinovci.