Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci shkruan se krimi e korrrupsioni brenda kësaj qeverie e bën më legjitime ndërrimin e akterëve politik të partive korruptive në pushtet.
Deputeti i VV-së shkruan se kjo qeveri po bën grabitjen e paarmatosur ndaj shtetit.Bajqinovci ka kritikuar qeverinë se po u ndërron fuksionarët politik.
Ai thotë se sa më shumë që vidhet e keqpërdoret pushteti nga klanet që e udhëheqin qeverinë, aq më shumë forcohet mendja e kriminalizuar për ndërrimin e pushteteve në mes partive, raporton Gazeta Blic.Kjo sipas tij nënkupton vjedhjen e të mirave publike nga njerëz të njejtë por në dikastere të ndryshme.
Ky është postimi i tij i plotë:
Grabitja e paarmatosur ndaj shtetit nga kjo qeveri.Sa më shumë krim e korrupsion brenda kësaj qeverie, e bën më legjitime ndërrimin aktereve politik të partive korruptive në pushtet në ushtrimin e funksioneve tjera politike.Pra, sa më shumë vidhet dhe sa më shumë keqpërdoret pushteti shtetëror nga klane që e udhëheqin këtë qeveri, aq më shumë forcohet mendja e kriminalizuar për ndërrim të pushteteve në mes këtyre partive që në fakt nënkupton vjedhjen e të mirave publike nga njerëz të njëjtë por në digastere të ndryshme.Kështu krimi do rë rritet ndërsa sistemi i drejtësisë do të jetë i padukshëm.