Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reagur për këshilltarin e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ishte i arrestuar për drogë, Bajqinovci tha se tani kjo qeveri është gjithpërfshirëse.Bajqinovci tha se gjithpërfshirja fillon nga mashtrimi për deklarimin e pasurisë, dallaverxhi me banesa e deri tek të arrestuarit për drogë.
Ministri Selimi sot e liroi nga detyra këshilltarin Enis Qerka.
Ky është postimi i tij i plotë:
I arrestuari për 113 kg drogë, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë Selim Selimi.
Dulle kjo është tash “qeveri gjithëpërfshirëse” duke filluar nga mashtrues për deklarim të pasurisë, dallaverxhi me banesa e deri të arrestuar nën dyshimin për 113 kg drogë.