Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, se partia e Albin Kurtit nuk do të ndalet së publikuari skandalet e ekzekutivit.
“Ne nuk do ndalemi Avdullah. Do t’a publikojmë çdo skandal tuajin si kryeministër, e në të njëjtën kohë po e tenton t’a mashtrosh popullin”, është shprehur ai.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se duke ia publikuar skandalet Hoti po i quan të dhunshëm.
Postim i plotë:
Avdullah Hotit kur po ia publikojmë skandalet e tij dhe hajnitë e bashkpartiakëve, po na quan të dhunshëm. Është normale kjo gjuhë e tij, me të cilën po mundohet ta mbrojë veten e tij.
Ne nuk do ndalemi Avdullah. Do t’a publikojmë çdo skandal tuajin si kryeministër, e në të njëjtën kohë po e tenton t’a mashtrosh popullin.
Hallin e ke te skandalet që po t’i publikojmë, nëse është dhunē verbale skandali i dy milionëshit apo vjedhja arkês në AVUK si dhe vendimet e tua skandaloze atëherë ne qenkemi me të vërtetē të “dhunshëm”./FrontOnline/