Sot (e premte) janë paraqitur në ring dy boksierët e Kosovës në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Bashkim Bajoku ka fituar pa luftë, pasi që kundërshtari i tij boshnjak, Haris Agoniq, nuk është paraqitur.
Bajoku garon në kategorinë 52 kilogramë.
Patriot Behrami pësoi humbje nga kroati, Petar Cetiniq, i cili fitoi me vendim të gjyqtarëve.
Behrami mbeti me medalje të bronztë në kategorinë 69 kilogramë.
Në këtë kampionat në garë ende janë Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku dhe Besart Pireva. /Zeri.info