×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Veriu i Mitrovicës është i hapur, Qeveria nuk po e zbaton izolimin për komunat veriore

    FrontOnline
    07 Nëntor 2020

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se masat për izolim të vendit gjatë vikendit nuk do të kenë efekt për mbrojtje nga COVID-19 dhe se në veri të Mitrovicës subjektet afariste po vazhdojnë sot veprimtaritë e tyre normalisht.

    Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se masat e marra pa planifikimin e duhur tregojnë që Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    ”Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19″, ka shkruar Bahtiri.

    Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

    Masat e djeshme të Qeverisë së Kosovës për izolimin e vendit gjatë vikendit janë masa jo adekuate, pa vizion dhe për pasojë nuk do të prodhojnë efekte të duhura për mbrojtje nga COVID-19.

    Këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19, infektimet nga i cili po rriten si pasojë e pa aftësisë së kësaj qeverie për ta menaxhuar situatën. Zaten duhet me qenë shumë optimist për të pasur pritje më të mëdha nga një qeveri jolegjitime, për të cilën nuk ka votuar populli.

    Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19.

    Me mos-veprim për shtrirje të autoritetit shtetëror edhe në pjesën veriore të Kosovës, Qeveria faktikisht në mënyrë indirekte po jep sinjale si nuk i intereson sovraniteti i Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti gjatë qëndrimit të tij në kafaz, këtë ‘objekt’ e përdori edhe për vallëzim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.