×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri i Vetëvendosjes: Kurrë në jetë nuk bëjmë koalicion me PDK-në

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Ditë më parë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku deklaroi për FrontOnline se PDK bën koalicion me VV-në, vetëm nëse Albin Kurti, nuk është në krye të saj.

    “Partia Demokratike ka vendosur që të shkojë e vetme në zgjedhje. Unë së paku me opinionin që e kam jo. Unë nuk mundem me thënë për momentin asgjë, ata kanë thënë se nëse nuk është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ne kemi mundësi me bë koalicion, edhe ne i themi Vetëvendosjes pa Albin Kurtin edhe ne jemi të gatshëm me hy me Vetëvendosjen”, ka thënë Lushtaku për Front Online.

    Por, deklaratave të tij i është kundërpërgjigjur zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri.

    Bahtiri, për FrontOnline, ka thënë se asnjëherë nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në.

    “Kurrë në jetë”, ka thënë shkurt Bahtiri, për FrontOnline.

    Sipas Bahtirit, Sami Lushtaku mund të qeverisë me një grup të vetin vetëm në Skenderaj, duke shtuar se nuk e kanë lutur kurrë PDK-në që të bëjë koalicion me VV-në.

    “Albin Kurti do ti prin pandalshëm qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Sami Lushtaku mund të qeverisë vetëm me një grup të vetin në Skenderaj dhe asgjë më shumë dhe ai nuk mundet me na përcaktua neve sepse nuk e ka lut askush atë, dhe nuk do ta lusim asnjëherë dhe nuk ka nevojë kurrë me bë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Bahtiri, për FrontOnline.

    Bahtiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shumë e fuqishme dhe pa koalicion do të qeverisë vendin.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së i cili jashtë orarit punonte në ndërtimtari. Ajo...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Bashkë jemi të pamposhtur”, ka anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, gjatë një takimi në fshatin Greme...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën Express djegien e një shtëpie tri katëshe në Vraniq...
    Të tjera
    Lajme10 Nëntor 2024
    Ushtari i FSK-së, Gentrit Bilalli, ka treguar muhabetin e fundit, pak orë para se Liman Musliu të humb jetën tragjikisht duke punuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se LDK ka vendosur standard shumë të lartë me përzgjdhjen e kandidatëve për deputetë nga Prishtina. Ai uron...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së OVL UÇK në Deçan...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ishte pjesëmarrës në Amstetten të Austrisë, aty ku u kremtua Darka e Lamës. Me...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë dhe përfaqësoi vendin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Atje, e para e vendit zhvilloi...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, po qëndrojnë për vizitë në Gjermani. Shefi i qeverisë ka ndarë një video...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.