Kandidati për deputet nga Klina, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Bacaj, në fjalimin e tij gjatë fushatës zgjedhore, tha se Kosova ka nevojë për një president të fortë i cili është i gatshëm të mbrojë sovranitetin lirinë dhe territorin tonë.
Sipas tij, vetëm një udhëheqës i fortë dhe me përvojë si Ramush Haradinaj do ta forcojë Kosovën.
“Vetëm një aleancë e fortë me përfaqësues në parlament dhe si pjesë e qeverisë do të mbroj të ardhmen e Kosovës. Ramush Haradinaj ka krijuar ushtrinë duke e mbrojtur vendin tonë”, u shpreh Bacaj.
Tutje, ai tha se Haradinaj është partneri i respektuar dhe i besueshëm që kurrë nuk tërhiqet kur bëhetë fjalë për interesin e Kosovës
“Haradinaj president dhe një Aleancë e fortë do t’i japë Kosovës forcë dhe vetëbesim”, shtoi ndër tjera ai.