Kapitenët e javës në shtëpinë më të famshme në vend, Driloni dhe Sara, kanë ndarë punët e shtëpisë.
Xuxi i cili bashkë me Kevinin ka për detyrë pastrimin e banjos u bë shkak i përplasjes së tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Xux ti ke thënë që jashtë në oborr dhe në kuzhinë nuk dëshiron me pastru, tash këtu secili kërkon çka të donë, çka me bë unë”, u shpreh Driloni.
Xuxi këtë ndarje të punëve e konsideron si çështje hakmarrjeje nga ana e Drilonit.
“Ti me u marrë me mua ski shance, se unë ta kam bo bllok ty bile je duke ma prishë atmosferën. Hakmarrjen nuk e dua dhe këtë ki me pa me kohën. Ku është respekti yt këtu a e kishe qu babën tënd me la banjo”, u shpreh Xuxi.
Për të parë më shumë detaje nga përplasja e tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.