Sot u raportua për një përleshje mes familjarëve të dy boksierëve në sallën e sportit në Gjakovë.
Eshtë mësuar se si ndodhi ngjarja dhe si përfunduan të prangosur tre persona.
Ndeshja e boksit sot në sallën e sporteve në Gjakovë nuk përfundoi si duhet.
Kjo pasi që familjarët e boksierit që humbi ndeshjen sulmuan gjyqtarët.
Babai i boksierit bashkë më dy djemtë e tij të tjerë sulmuan gjyqtarët e ndeshjes. Por nuk përfundoi me kaq. Ata sulmuan edhe zyrtarët policorë që arritën në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të Sinjalit, tre persona janë arrestuar për këtë rast. Njëri prej tyre ishte i gjakosur në fytyrë, derisa u dërgua në stacion policor.
Pas pak ju sjellë edhe emrin e babait që nuk e pranoi dot humbjen e djalit në këtë ndeshje boksi dhe sulmoi kë i doli përpara.