Një prind në Prishtinë ka raportuar në Polici se po dyshon se vajza e tij me të meta psikike është duke u keqpërdorur seksualisht.
Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
“Prishtinë 22.09.2022 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me të meta psikike dyshon se është duke u keqpërdorur seksualisht. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./Front Online