Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, beson se djali i tij mund të fitojë disa Topa të Artë dhe madje e krahasoi yllin e ri të Barcelonës me Zinedine Zidane.
Sipas babait të tij, bota ka parë vetëm 20% të aftësive të Yamal.
Nasraoui, babai i tij, e pa djalin që fitoi Çmimin Kopa dhe përfundoi i teti në votimin për Topin e Artë 2024, një sukses i pabesueshëm për një 17-vjeçar.
Ai beson se nuk do të kalojë shumë kohë dhe Yamal do ta fitojë Topin e Artë.
Në një intervistë për France Football, Nasraoui tha gjithashtu se nuk beson se Yamal është një krah sulmues dhe se ai do të jetë më efektiv si një numër 10; sipas tij, luajtja prapa sulmuesit do të nxjerrë në pah aftësitë e mrekullueshme të djalit të tij, të ngjashme me ato të Zidane.
“Shumë shpejt e kuptova që ai ishte një yll, se nuk ishte një njeri si të tjerët. Që në moshë të vogël, kishte një top në karrocë”, tha ai, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
“Unë gjithmonë kam pasur besim te ai, gjithmonë u thosha shokëve se ai do të bëhej lojtari më i mirë në botë, se ai ishte një diamant i pastër. Duhet të mbetet i njëjti, brenda dhe jashtë fushës, dhe të kënaqet. Sot, ai është një burrë. I thashë këtë ditët e fundit dhe nuk mund të mbaja lotët”.
“Nuk u befasova që ai u nominua për Topin e Artë, sepse ju keni parë vetëm 20% të asaj që ai mund të bëjë. Për mua, ai është një numër 10, jo një krah. Ai ka aftësinë dhe mentalitetin për të luajtur në qendër, prapa sulmuesit, si Zinedine Zidane. Do ta shihni. E fërkoj duar-shumë kur mendoj për Topat e Artë që ai do të fitojë”.
Yamal u detyrua të humbiste ndeshjen e Barcelonës në La Liga kundër Real Sociedad, të dielën në mbrëmje, për shkak të një goditjeje të fortë që mori gjatë fitores në Ligën e Kampionëve kundër Crvena Zvezdës gjatë javës.
Adoloshenti shpreson të kthehen sa më shpejt në fushë për të ndihmuar Barcelonën në kërkimin e një trofeu të madh. Nëse ai nuk do të mund të luajë për Spanjën në ndeshjet ndërkombëtare të nëntorit, do të synojë të kthehet për Barcelonën kur ata të luajnë kundër Celta Vigo më 23 nëntor.