Zyrtari i Thesarit të Shtetit, Labinot Gruda, u arrestua më 20 tetor në lidhje me dyshimet për ‘avullimin’ e dy milionë eurove në Ministrinë e Financave. Front Online mëson se babai i tij, Xhavit Gruda është zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës.
Ndëra lidhur me këtë çështje, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mbajti konferencë, ku tha se transaksioni është bërë me 9 tetor, ndërsa procedura ka filluar më 20 tetor.