Ivanka Trump është një nga figurat kryesore në qeverisjen e Donald Trump.
Ajo është e punësuar si këshilltare e presidentit, domethënë të babait të saj.
Mirëpo, me humbjen e tij në zgjedhje ajo do të detyrohet të gjejë një punë të re.
Para punës së saj aktuale, ajo mbikëqyri zhvillimin dhe blerjet e kompanisë së pasurive të patundshme të babait të saj, “Trump Organisation” dhe kishte një linjë mode.
Por roli i saj në Shtëpinë e Bardhë dhe fakti që praktikisht e gjithë historia e saj profesionale lidhet me babanë e saj, ngre pyetjen: Çfarë do të bëjë ajo tani?
Edhe pse Ivanka ndoshta mund të kthehet në organizatën e babait, mund të ndjek një karrierë tjetër.
Zyra e Prokurorit të Rrethit Manhattan po heton kthimet e taksave të Trumpit në një “hetim kompleks financiar” dhe kjo mund ta detyrojë Ivankën që të mos kthehet në atë kompani.
Megjithatë, ka zëra që pretendojnë se Ivanka Trumpin e presin disa mundësi biznesi.
Revista OK shkruan se familja Trump mori “shumë oferta për show televiziv” para se të mbaronin zgjedhjet presidenciale amerikane. Ajo e cila po kërkohej më shumë ishte Ivanka dhe ndoshta pas janarit do e shohim Ivankën në një show televiziv.