Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, feston sot ditëlindjen, duke mbushur plot 34 vjet.
Sigurisht që në këtë ditë të rëndësishme nuk ka munguar edhe urimi nga i ati i saj, Besnik Ora.
“Urime ditëlindjen. Me dashuri nga babi. Urime ditëlindja Rita Pita”, ka shkruar Ora në postimin e tij.
Babi i Ritës, ndau edhe imazhe të tjera të portretit familjar, kur ato u shkrepën në momentet e tyre më të bukura.
Në fotografi nuk mungonin edhe e ëma Ritës, motra dhe vëllai i tyre. /Telegrafi/