×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i njërit prej të arrestuarve për vra*sjen e rreshterit Lika: Nëse djali im është veç 1% i përfshirë, nuk i siguroj as avokat

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Fehmije Gashi, avokatja e Diamant Gashit, njërit nga të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika, ka treguar bisedën që ka pasur me babanë e klientit të saj.

    Ajo është shprehur se ai ka thënë që nëse djali i tij është siç ka thënë vetëm 1 për qind i përfshirë, ai nuk do t’i sigurojë as avokat.

    “Për klientin tim, që është i fundit i renditur, thuhet se pas kryerjes së veprës penale e ka strehu në shtëpinë e tij, mirëpo klienti im është kategorik që as nuk ka qenë në dijeni çka ka ndodhë, për arsye pasi familja e tij, siç jemi ne shqiptarët, e ka një lidhje miqësore me familjen e të ndjerit, Muhamed Lika, për më tepër edhe më vjen shumë keq, aq më tepër që kemi qenë ish-kolegë në Policinë e Kosovës edhe thotë se lajmin e kam marrë prej babës”.

    “Këtë ma thotë edhe babai i tij, i cili dje kur më ka angazhuar, pasi kemi bërë kontratë veç për fazën e hetimeve, për arsye se ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind i implikuar në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat, asgjë t’i sigurojë atij”, u shpreh Gashi. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Xhemal Lanica është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që...
    Lajme24 Maj 2025
    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, realizoi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku që...
    Lajme24 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë një përmbledhje vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja...
    Lajme23 Maj 2025
    Learti, vëllai i Anita Haradinaj  i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martese madhështore, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij,...
    Sport23 Maj 2025
    Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Evropës, pasi u shpall fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025.  Kryeqytetasit...
    Lajme23 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të premten, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Finlandës....
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.