Mëngjesi i sotëm mund të jetë shumë i rëndësishëm për historinë e Barcelonës, shkruan FrontOnline.
“SPORT” raporton se babai i Erling Haalandit dhe agjenti i norvegjezit, Mino Raiola kanë ardhur sot në Barcelonë për t’u takuar me presidentin Joan Laporta.
Raiola dhe babai i Haalandit do ta negociojnë transferimin e yllit të Dortmundit në “Camp Nou”.
Laporta kishte premtuar se nëse do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale, do ta transferonte Haalandin.
Interesat e të dyja palëve në këtë takim janë riafirmuar dhe se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.
Marrëveshja mes palëve do të finalizohet në varësi të çmimit të vendosur nga Dortmundi për Haalandin./FrontOnline/