Babai i Ardian Ismajlit, Ilmiu ka reaguar ashpër pas keqinterpretimit të një deklarata të lëshuar gjatë ditës së sotme nga mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, raporton FrontOnline.
Në disa media u shkrua se mbrojtësi prishtinas kishte thënë:
“Të luash për Shqipërinë i përfaqëson gjithë kombin shqiptar kudo që ndodhen pasi në identifikohemi me flamurin kuq e zi, me himnin kombëtar. Ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës i ka 6 yje që do të thotë aty mund të luajnë 6 nacionalitete që nuk kanë lidhje me shqiptarët”.
https://www.facebook.com/ilmi.ismajli/posts/3767046796678177?__cft__[0]=AZXORbgP5D8HWl04XOtrOJ3ZjEM3SA-DtAdSdbkiUrmvyG__-NRY9b6A6zImqlz03S90fZ1eZJ106eBCNyxT0NdNzRWv4jb1qm9QVuvHM_2rNJT7SWHT-_rqpt3fhH_dbk4V7Oa4S3xRExHOUtSaDe1h&__tn__=%2CO%2CP-R
Megjithatë, Ilmi Ismajli ka vënë në pah të vërtetën, derisa paralajmëron edhe padi për shpifje.
Postimi i plotë i Ilmi Ismajlit në “Facebook”:
“Te nderuar ,
Klan Kosova postoi nje shkrim skandaloz dhe shum te pavertet ku menjher neser me avokatet e mi do ti padis per shpifje skandaloze ndaj Ardian Ismajlit.
E verteta qendron se Ardiani gazetes Italianes i ka dhen intervist nder te tjerat thot se Kombtarja e Shqipris i perfaqeson te gjithe Shqiptaret qe jemi ndar ne gjasht shtete jo ne gjasht Republika.
Lufta speciale nga qarqet e ndryshme duke filluar nga shtypi analiste nuk ka mbaruar ende por kot e keni sepse Ardiani ka kaluar veshtersi edhe me te mdha nga kercnimi per likfidim e deri te fundosja ne karrier.
Qdoher kemi qen te fort te pathyeshum e ne veqanti nga nata e sontme fortsia jon ka arrit majet.Ju qe jeni te paguar te luftoni te perpiqeni ne mnyrat me te ulta njerzore kot e keni vetem se me dhimseni se ju vetveten jeni duke e fundos“./FrontOnline/