×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    AZGJ: KSHZ-ja të respektojë Ligjin për gjuhët

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Agjencia e gjuhëve vlerëson se, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve, institucionet janë të obliguara ta respektojnë atë edhe pse ligjet e tjera nuk janë harmonizuar me këtë ligj.

    Reagimi i këtij organi vjen një ditë pasi Alsat njoftoi se fletëvotimet nuk do të shtypen në dy gjuhë për të gjithë territorin por vetëm për komunat me mbi 20% shqiptarë. Këtë vendim, shumica në KSHZ e kishte bazuar në Kodin zgjedhor i cili nuk është harmonizuar me ligjin e gjuhëve.

    “Në përputhje me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, në institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, dhe të tjera, gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, është edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve. Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, në punën dhe procedurat e të gjitha komisioneve, trupave të tjera dhe institucioneve, në mënyrë të barabartë shfrytëzohen, përdoren dhe zbatohen gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, thonë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.

    Sqarimin e njëjtë e bën edhe nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu e cila thotë se kolegët e saj kanë bërë interpretime të pasakta të ligjit.

    “Kjo çështje është e rregulluar me Ligj, edhe atë me nenin 23 paragrafi (5) i Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili thotë: “Në rast të mos harmonizimit të dispozitave të këtij ligji me dispozitat gjuhësore të ligjit tjetër, organet kanë për detyrë t’i zbatojnë dispozitat e këtij ligji”. Nga e gjithë kjo shihet qartë që nëpër media nga anëtarë të KSHZ-së plasohen interpretime dhe informacione subjektive, jo të sakta dhe jo të bazuara në normat pozitive nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”, u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

    Një ditë më parë, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, tha se propozimi i Shehut për dygjuhësi në fletëvotime ishte mbivotuar nga kolegët e tjerë të cilët bazohen në Kodin zgjedhor dhe se i mbetet përbërjes së ardhme parlamentare ta rregullojë këtë çështje./Alsat/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi me inicialet V.N, siç thuhet në njoftimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit po ofrohen. E  nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend. Media...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në lansimin e pilotimit të Programit të Kuponëve në kuadër të projektit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.